Studiues në Gjermani kanë thënë së fundmi se qentë janë të aftë të dallojnë nëse pështyma njerëzore është e infektuar me COVID-19, por më shumë kërkime duhen zhvilluar.
Studimi i Universitetit Veterinar të Hannover, thotë se qentë e stërvitur për çështjen dallojnë ndryshimin mes pështymës së infektuar me COVID-19 dhe mostrave të painfektuara me saktësi 94%.
Studimi ishte kryer në kushte të kontrolluara laboratorike, me mostra të rastësishme. Por studiuesit thonë se megjithse zbulimet janë premtuese, më shumë kërkime duhet të kryhen.
Ata thonë se hapi i ardhshëm është të stërvisin qentë për të dalluar ndryshimin mes infeksionit të COVID-19 dhe viruseve të tjera respiratore si gripi, rinovirusi apo koronaviruse të tjera.
Studimet e mëtejshme do të përcaktojnë faktin nëse qentë mudn ta dallojnë COVID-19 edhe në ambjente të pakontrolluara.
Shqisa e nuhatjes së qenit është 10,000 herë më e fuqishme se e njeriut.
Top Channel