S’ka dakordësi për listat/ Opozita akuzon PS, shumica e gatshme të votojë ndryshimet kushtetuese

28/07/2020 20:06

Kur kanë mbetur edhe 48 orë nga votimi në parlament i ndryshimeve kushtetuese, shumica qeverisëse dhe opozita e bashkuar gjatë tre orë diskutimesh, në këshillin politik nuk prodhuan dakordësi.

Opozita e Bashkuar tha se shumica qeverisëse nuk iu përgjigj gadishmërisë për kompromis.
Rudina Hajdari e rikonfirmoi votën pro ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik dhe i shtriu dorën e bashkëpunimit patisë që propozoi dhe e votoi si deputete.

Pas mbledhjes te këshillit politik reagoi kryeministri Edi Rama cili tha: Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA