Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord Shkencëtarët në Portugali thonë se kanë bërë një arritje thelbësore në teknologjinë mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata kanë krijuar një maskë të re mbrojtëse, me një shtresë speciale që sipas tyre, ndihmon në deaktivizimin e koronavirusit të ri kur ai hyn në kontakt me pëlhurën.
Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet aktiv edhe pas 50 larjeve, çka e bën maskën shumëpërdorimëshe.
“Shtresa në maskë mund të reduktojë aftësinë infektuese të virusit me 99 për qind për një gjysmë ore”, thotë Pedro Simas nga Instituti Molekular i Mjekësisë në Lisbonë, një nga virologët që kanë punuar për këtë dizajn.
Ndërsa e gjithë kjo duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, Simas nuk mendon se kjo do ta mbante përfundimisht Covid-in larg. Ai insiston se maskat në përgjithësi, kombinuar me masat e distancimit social, janë vendimtare. Përbërësi aktiv i këtyre maskave ka rezultuar i suksesshëm në testimet e mëparshme të institutit Pasteur në Francë kundër virusit H1N1.
Pëlhura e përdorur për maskën ndërkohë është OEKO-Tex e certifikuar, çka do të thotë se nuk mban substanca të dëmshme dhe është e sigurt për përdorim të njerëzve.
Top Channel