Qindra të vdekur nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

28/07/2020 10:02

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 654 vdekje, në Brazil 614 dhe në Meksikë 342.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 47.704 raste të reja, duke e rritur në 1.483.157 numrin e rasteve ndërsa me 654 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 33.425 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 952.744.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

– Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 23.284 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.442.375 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 87.618.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 487.654 raste dhe 21.676 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.667.667.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 342 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 44.022. Ndërkaq, me 4.973 raste të reja, është rritur në 395.489 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 256.777 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel