Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika 28/12 23:12
Një ditë pas takimit më kryeministrin e vendit, Edi Ramën, ambasadorët janë mbledhur në selinë e PD-së.
Mësohet se në orën 10:15 nisi takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e atij të BE-së Luigi Soreca. Top Channel mëson se të pranishëm janë edhe aleatët.
Një mbledhje mes ambasadorëve në zyrën e Bashës vjen në një kohë përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës sa u takon ndryshimeve kushtetuese.
Ditën e djeshme, Kim dhe Soreca u fotografuan përpara Kryeministrisë, ku më pas mbajtën një takim me Ramën rreth 60 minuta.
Takimi i sotëm u kërkua nga opozita e bashkuar.
Top Channel