Në një azhurnim të situatës mbi ndikimin e pandemisë tek kompanitë ajrore dhe numri i fluturimeve, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) foli për një kontroll të avashtë të situatës së krijuar nga virusi në Shtetet e Bashkuara dhe vendet në zhvillim si dhe një të ardhme të zymtë të fluturimeve ajrore.

Pengesat e vazhdueshme që u vendosen udhëtimeve ajrore dhe kufizimet e reja në disa tregje po ndikojnë gjithashtu tha IATA, në uljen e parashikimeve mbi numrin e pasagjerëve për vitin 2020 në rang botëror. Bëhet fjalë për një rënie prej 55 për qind, më e mprehtë se rënia prej 46 për qind parashikuar në muajin prill.

Gjysma e dytë e këtij viti do të shënojë një rimëkëmbje më të ngadaltë nga ajo që ne shpresonim“, tha shefi për Ekonominë i IATA-s Brian Pearce.

Numri i pasagjerëve për muajin qershor pësoi një rënie me 86.5 për qind nga viti në vit tha organizata, pas një tkurrje me 91 për qind në maj.

Një veprim i papritur i Britanisë për të futur në karantinë udhëtarët nga Spanja ka krijuar shumë pasiguri tha zoti Pearce. “Ky do të jetë qartësisht një problem për rimëkëmbjen“, shtoi ai.

Parashikimet për rimëkëmbje janë dobësuar nga përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe vendet në zhvillim që përfaqësojnë së bashku, 40 për qind të totalit të udhëtimeve ajrore në rang botëror, tha IATA.

Udhëtimet për biznes gjithashtu mund të përballet me një rënie të qëndrueshme, duke kërcënuar fitimet e kompanive linjave ajrore.

Do të mbetet të shihet nëse do të ketë një rikuperim për të mbërritur tek modelet e udhëtimit për biznes si ato përpara krizës“, tha Pearce. “Shqetësimi ynë është se nuk do të ketë“, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA