“Opozita 100% dakord për hapjen e listave 100%”, PD i përgjigjet Ramës: Heqja e koalicioneve hall i Ramës

28/07/2020 16:42

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me listat e hapura duke thënë se Partia Demokratike, është pro hapjes së tyre në mënyrë 100%.

Më tej Bardhi është shprehur se Heqja e koalicioneve është hall i Ramës dhe i kriminelëve.

Postimi i Bardhit:

Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA