Karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Spanja/ Kryeministri spanjoll: Vendimi i Britanisë, i padrejtë

28/07/2020 11:47

Vendimi i qeverisë britanike për të vendosur një karantinë 14 ditore për të gjithë ata që vijnë nga Spanja, është i padrejtë, tha kryeministri i vendit.

Pedro Sanchez tha se turistët në pjesën më të madhe të rajoneve spanjolle do të jenë më të sigurt nga koronavirusi se në Britani dhe se shpresonte që Britania e Madhe ta rishikonte vendimin e saj. Ai tha se bisedimet po vazhdonin pasi Britania e Madhe këshilloi edhe kundër udhëtimeve jo të domosdoshme në të gjithë Spanjën.

Por qeveria britanike thotë se nuk ka në plan të ndryshojë vendimet e saj për karantinën me zëdhënësin e Boris Johnson që paralajmëroi se asnjë udhëtim nuk është pa rrezik gjatë kësaj pandemie. Pas një raporti në “Daily Telegraph” se karantina për udhëtarët nga Spanja mund të reduktohet në 10 ditë nëse ata rezultojnë negativë, një burim nga “Downing Street” tha për BBC se nuk presin ndonjë reduktim të ditëve të karantinës.

Të hënën, Foreign Office zgjeroi këshillimin duke u thënë tani britanikëve të mos udhëtojnë edhe në Kanarie, ishujt Baleare dhe në të gjithë Spanjën. Por disa agjentë udhëtimi thonë se nuk e kuptojnë logjikën e qeverisë britanike sepse ishujt kanë një shkallë shumë të ulët infektimesh.

Top Channel