Kim Kardashian është fotografuar për herë të parë me Kanye West në Wyoming, që pas deklaratave shokuese të reperit disa ditë më parë në Twitter.
E acaruar dhe me lot në sy, ylli i reality show dukej e shkatërruar emocionalisht teksa debatonte me 43 vjeçarin në makinë.
Megjithëse Kanye i kërkoi falje publikisht bashkëshortes së tij pasi zbuloi informacione në lidhje me jetën e tyre private, duket se gjërat midis çiftit të famshëm nuk po shkojnë mirë.
West tregoi përmes statuseve në rrjetin social se Kim kishte konsideruar abortin e vajzës së tyre North gjatë shtatzënisë.
Ai gjithashtu tha se ka dashur të divorcohej me të 2 vite më parë, kur ajo u takua me Meek Mill për të folur për “reformën e burgut”.
Artisti, i cili ka shpallur kandidaturën për President në SHBA, akuzoi gjithashtu Kim dhe vjehrrën Kris Jenner se ato tentuan të merrnin një doktor dhe ta mbyllnin në një spital psikiatrik.
Top Channel