‘Do mbetesh në tualetin e Gjykatës‘ Balla akuza Shkëlzen Berishës: Si do e justifikosh fabrikën në Gërdec? Je aq dembel sa të ngeli zbuluar

28/07/2020 20:20

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara në media për pasurinë e djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Balla, duke përdorur ironinë, shkruan se Shkëlzen Berisha mund të ketë modifikuar pushime luksoze që bën në ishuj e gadishuj të ndryshëm, por nuk e bën dot me ‘fotoshop’ fabrikën në Gërdec, pasi është shumë e madhe sipas Ballës.

Më tej Balla shkruan se  nuk e di se si Shkëlzen Berisha do të justifikojë pasurinë për fabrikën në Gërdec, ndërsa shkruan se duhet t’i lihet SPAK-ut.

“Nuk di si do e justifikosh kete dreq fabrike dhe degjo mua, me mire lerja Spakut se do mbetesh ne tualetin e Gjykates po u perballem bashke per kete pune. Si te duash, ketu jam une zgjidh dhe merr po vetem nje gje ta dish: Edhe si sekser (ndermjetes sic thua ti) je shume dembel! Aq dembel sa te ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot me.” shkruan Balla.

Postimi i plotë i tij:

Zen, gjyqet me mua kollaj, po si i behet tere atyre milionave euro qe nuk justifikohen dot as me sharje, as me kercenime dhe as me fotot e jetes tende luksoze neper ishuj e neper gadishuj te planetit?!

Po ti s’ke faj, se nuk i kemi ngjare Babit tend ne qe u plak duke hedhur balte dhe nuk jemi as si hienat e Babit qe u shkoi jeta duke na u turrur neper familje! E megjithate dreqi e mori, ato udhetimet e tua pishine me pishine dhe oqean me oqean, shume te kushtueshme duken mor Zen!

Te pakten nga fotot keshtu na duken ne sheikeve te dale nga fantazia e Babit, po mbase i ke bere me fotoshop dhe s’te kemi ngacmuar per to! Po kjo fabrika ne Gerdec shume e madhe o Zen per t’u bere fotoshop!

Nuk di si do e justifikosh kete dreq fabrike dhe degjo mua, me mire lerja Spakut se do mbetesh ne tualetin e Gjykates po u perballem bashke per kete pune. Si te duash, ketu jam une zgjidh dhe merr po vetem nje gje ta dish: Edhe si sekser (ndermjetes sic thua ti) je shume dembel! Aq dembel sa te ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot me.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA