Burri pranon vrasjen e gruas gjatë pushimeve në Francë, para se të merrte avionin për t’u kthyer

28/07/2020 18:50

Një bashkëshort ka “pranuar” vrasjen e gruas së tij “të adhurueshme” teksa ishin me pushime në Francë dhe hedhjen e trupit të saj në kanal para se të nxitonte të kapte avionin për t’u kthyer.

Billy Kruger, nga Brooklyn, SHBA, ka pranuar vrasjen e 52 vjeçares Laure Bardina-Kruger, dhe më pas tentativën e fshehjes së trupit të saj në Peyriac-de-Mer, Narbonne.

Instruktori i autoshkollës me moshë 50 vjeç u arrestua në aeroportin e Toulouse ku priste avionin për në Jakarta të Indonezisë, ku çifti jetonte.

Laure përshkruhej si një “njeri i mrekullueshëm” që ndriçonte çdo dhomë e bisedë.

Kruger pranoi se goditi dy herë me thikë bashkëshorten, duke pretenduar se “po vetëmbrohej”, tha prokurori i Marie-Agnès.

I dyshuari është akuzuar për vrasje në kushte të rënduara.

Çifti kishin qenë me pushime për disa janë në Peyriac-de-Mer ku ata kanë në pronësi një shtëpi, dhe të premten do të linin Francën për t’u rikthyer në Indonezi.

Trupi i viktimës u gjet në një kanal uji disa qindra metra larg shtëpisë së çiftit në fshatin francez.

Babi i Laure kishte dhënë alarmin pasi çifti nuk erdhi për të bërë ndarjen me ta në Carcassone. Pas gjetjes së trupit të viktimës, nisi kërkimi për Billy Kruger i cili u arrestua teksa tentonte të nisej nga aeroporti i Toulouse, sipas raportimeve.

Dje buqeta me lule ishin vendosur në vendin ku u gjet trupi i Laure.

Vëllai i Laure, Pierre i bënte një homazh emocionues të motrës së vdekur në Facebook.

“Motra ime Laure Bardina-Kruger është vrarë me thikë nga burri i saj Billy. Ai kishte fshehur trupin në një ujëmbledhës. Ne ndjehemi të shkatërruar. Ju falenderojmë për mbështetjen që na kujton sesa e vlerësuar Laure ishte. Për energjinë e saj, karizmën, vullnetin dhe dashurinë që kishte për djalin e saj Maximus dhe burrin që e vrau”.

“Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur por nuk ishin sinjalizuar më parë nga Laure për akte dhune nga i shoqi. Motra ime ishte një person i veçantë me karakter të zhvilluar që prej fëmijërisë. Vdekja e saj lë zemrat tona në dhembje”.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
4/7
Billy Kruger kujtonte pervjetorin e tyre me nje postim ne Facebook ne 2017

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA