Andrea Bocelli thotë se ndjehet ‘i turpëruar’ nga rregullat e koronavirusit në Itali

28/07/2020 21:28

Këngëtari italian i operas Andrea Bocelli ka thënë sot se ndjehet “i turpëruar dhe i ofenduar” nga masat e izolimit të vendosura në vend prej koronavirusit.

“Nuk mund të dilja nga shtëpia edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim,” tha Bocelli.

Ai pranonte se kishte shkelur rregullat dhe se beson se pandemia është ekzagjeruar nga autoritetet. Komentet vijnë në një kohë kur Bocelli ishte kthyer në një simbol të unitetit gjatë periudhës së izolimit.

Të dielën Bocelli këndoi i vetëm në Katedralen e Milanos në performancën e quajtur “Muzikë për Shpresën”.

Ndersa komentet e tij për koronavirusin u bënë në një konferencë të senatit italian ku merrnin pjesë politikanë të opozitës, duke përfshirë dhe kreun e partisë së djathtë Lega, Matteo Salvini.

Ky i fundit ka sulmuar shpesh qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte për menaxhimin e krizës shëndetësore në Itali.

Bocelli gjithashtu kritikoi qasjen e qeverisë për rihapjen e shkollave.
“Unë kam një vajzë tetë-vjeçare dhe është e pamendueshme që këta fëmijë të shkojnë në shkolla të ndarë nga fletë plastike e të fshehur prapa maskave. Është e pamendueshme që shkollat u mbyllën kaq shpejt ndërsa klubet e natës u hapën, ku njerëzit nuk shkojnë për të mësuar por për të shpërndarë trutë e tyre”. (BBC)

FOTO GALERI
2/3
Andrea Bocelli ka thënë sot se ndjehet "i turpëruar dhe i ofenduar" nga masat e izolimit të vendosura në vend prej koronavirusit.

Top Channel