Vdes këngëtarja britanike Denise Johnson në moshën 53 vjeçare

27/07/2020 20:52

Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson ka vdekur në moshën 53 vjeçare, njoftuan sot familjarët e saj. Ajo njihej për vokalin e muzikës së lehte e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të me grupin Primal Scream dhe albumin e tyre Screamadelica.

Këngëtarja po publikonte albumin e saj solo më 25 shtator. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur ende.

Ajo raportohej se ishte sëmurur një javë para vdekjes por të premten kishte siguruar miqtë e saj se ndjehej “shumë më mirë”.

Pas lajmit të vdekjes, kolegia e grupit ‘Happy Mondays’, Rowetta i bënte homazh jetës së Johnson dhe forcës së vokalit të saj.

Ajo shkruante: “Lajm i trishtë sot. Kam kaq shumë kujtime nga Denise kur ishim të reja Një humbje e madhe për Manchester-in dhe për muzikën. Ngushëllime familjes dhe të dashurve”.

Kolegu i të ndjerës në grupin New Order, Stephen Morris shkruante: “I shokuar të dëgjoj se Denise Johnson ka ndërruar jetë. Një zonjë e mrekullueshme.”

E lindur në Manchester në vitet 60-të, Johnson u rrit nën ritmet e muzikës ‘reggae’ dhe ‘ska’ të cilat i dhanë formë dhe karrierës së saj në ritmet ‘dance’ dhe ‘soul’.

FOTO GALERI
1/3
Kengetarja njihej ne Manchester

Top Channel