Protestat në SHBA/ Infermierja sulmohet me ‘spraj’ degës nga policia teksa ndihmon të plagosurin

27/07/2020 19:08

Forcat e rendit në SHBA shiheshin në pamjet e djeshme teksa qëllonin lëndë djegëse drejt fytyrës së një infermiereje që po përpiqej të ndihmonte një të rrëzuar përtokë në Seattle mes protestave të reja kundër brutalitetit të policisë.

Policia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington teksa demonstratat vijojnë në SHBA prej vrasjeve nga policia të afro-amerikanëve dhe në kundërshtim të propozimit të presidentit Donald Trump për shtimin e forcave federale të policisë në qytetet amerikane.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin gruan me veshje të gjelbër infermiereje që iu afrua të rrëzuarit nga policia me veshje të rënda, por sapo ulet pranë tij ajo qëllohet në fytyrë me lëngun djegës. Ajo ra nga prapa por më vonë arrin të ngrihet me ndihmën e një kalimtari.

Infermierja tha më vonë për mediat se ishte përpjekur ta “tërhiqte” të plagosurin. “Kam parë protestat në Hong Kong sesi i tërheqin njerëzit e rrëzuar larg policëve sepse ata i arrestojnë, i rrahin e i brutalizojnë. Pashë njërin me shkop dhe një tjetër me lëshuese gazi”, tha ajo.

Të paktën 45 u arrestuan atje të dielën ndërsa policia tha se “21 oficerë pësuan plagë” por të gjithë janë rikthyer në detyrë.

Presidenti amerikan ka urdhëruar një rritje të agjentëve federalë në qytetet amerikane për vendosje të dhunshme kontrolli ndaj protestave.

Kryebashkiakia e Seattle, Jenny Durkan tha se kërcënimet e presidentit për dërgimin e trupave federale “përkeqësojnë situatën në terren, rrezikojnë komunitetet dhe punën e zyrtarëve lokalë”. (Independent)

FOTO GALERI
2/8

Top Channel