Video/ Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend
Në Irak, koronavirusi është shndërruar në armikun më të madh me të cilin përballën familjet atje.
Numri i rasteve dhe vdekjeve është shtuar kaq shumë sa kapërcen dhe kapacitetet e spitaleve të vendit, si dhe ato të varrezave.
BBC thotë se familjarët e të prekurve po rrezikojnë sigurinë e tyre që të kujdesen për më të dashurit. “Kam infektuar të ëmën, babanë, vëllezërit dhe motrat. Unë praktikisht I kam marrë jetën nënës sime.
Ajo ishte në shtëpi pa infeksion. Unë e kam cuar virusin sepse duhet të dal në punë”, tha një irakian.
Edhe një tjetër, punonjës shëndetësor, thotë se e ka cuar ai virusin në shtëpinë e vet pasi punon në spital. Varrezat e reja, duke qenë se nuk ka më vend, aktualisht po zgjerohen në shkretëtirën e Irakut.
Deri më tani janë varrosur më shumë se 3 mijë viktima të koronavirusit dhe për funeralet po asistojnë edhe njësi të ushtrisë irakiane.
Top Channel