Ministri gjerman: Politika e SHBA nuk ka për të ndryshuar edhe nëse …

27/07/2020 18:35

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan.

Për mediat gjermane “Rheinischen Post» dhe «General-Anzeiger», Mass paralajmëroi nga iluzioni si Gjermaninë se në rast se Donald Trump humbet zgjedhjet, do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane. “Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, është shprehur ministri gjerman.

Sipas Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo vetëm nga koha që Trump ka ardhur president. Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, theksoi ai, duke shtuar “Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj”.

Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, pavarësisht dallimeve shtoi më tej ministri. 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, Trump paraqitet më se i sigurtë në fitoren e tyre pavarësisht se sondazhet nuk kanë qenë shumë favorizuese për të.

Top Channel