I shpallur në kërkim për tentativë përdhunimi, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe tre persona të tjerë, ja pse akuzohen

27/07/2020 16:46
Ilustrim

TIRANË – Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Një prej te arrestuarve është M. N., 40 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim për shkak se akuzohej për veprën  penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 60 vjeç, pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Xh. H., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

-S. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Toptanëve, u kap duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel