Frika nga zgjatja e pandemisë, rritet çmimi i floririt!

27/07/2020 18:37

Çmimi i arit është rritur ndjeshëm këto kohë, mes frikës se zgjatja e pandemisë së koronavirusit do të ngadalësojë ritmin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, ndërsa vazhdojnë të ashpërsohen dhe tensionet gjeopolitike mes SHBA-së dhe Kinës.

Shtimi i numrit të të infektuarve në SHBA dhe në rajone të tjera ka zbehur shpresat e një ringjallërimi të shpejtë të ekonomisë. Nga ana tjetër, përplasjet mes Washingtonit dhe Pekinit kanë ndikuar në rritjen e cmimit të floririt, i cili vazhdon të perceptohet si investim i sigurtë në kohë të paqëndrueshme.

Kështu, një ons ar apo 31.1 gramë, u shit më shtrenjtë mëngjesin e së hënës, duke mbërritur nivelin rekord të 1.944 dollarëve, e duke kapërcyer rekordin e mëparshëm te shtatorit 2011. Përpara pandemisë, shumica e bankave private i rekomandonin klientëve të tyre që vetëm një pjesë të vogël të pasurisë ta ruanin në flori. Por tani, disa kane nisur t`i këshillojnë klientët te kthejnë në flori deri në 10% të “portofolit” të tyre, duke qenë se dhe masat stimuluese të bankave qendrore e bëjnë më tërheqëse një mundësi të tillë.

Top Channel