Deputeti socialist Ulsi Manja dhe njëkohësisht kreu i komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta po raporton në Kuvend raportin final për këtë temë.

Raporti është në total 49 faqe, ku në vetëm 5 prej tyre janë opinionet e deputetëve të opozitës Alban Zeneli dhe Halit Valteri.

Në fjalën e tij Manja sqaroi se edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do thojë fjalën e fundit.

“Raporti është me 49 faqe , 44 faqe janë votuar nga 7 deputetë që janë dhe përfundimtari ndërsa 5 faqe janë mendimi i pakicës, Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Raporti që do jap sot është i një natyre ligjore.

Edhe nëse seanca vlerëson dhe voton një kërkesë për shkarkim është GjK ajo që jep vendimin final për shkarkimin ose jo të Metës”, tha Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA