Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, mollë sherri një vend parkimi
Çifti Kryemadhi, Roland dhe Besa që akuzohen për keqtrajtim, pasi kanë refuzuar që të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura, por që njihen dhe për prirjet radikale janë dënuar me 2 vite shërbim prove, bën me dijeni gazetarja Anila Hoxha.
Ata fillimisht morën dënimin për 3 vite burg por që u konvertua në 2 vite shërbim prove.
Top Channel ka raportuar ngjarjen hap pas hapi që nga momenti i arrestimit të Roland Kryemadhit në banesën e tij në Kamëz ku ai iu kundërpërgjigj forcave të policisë me kërcënimin e armës.
Roland Kryemadhi nxori një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Kryemadhi u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte në masën arrest shtëpie dhe pas këtij momenti ai kundërshtoi efektivët B.D; R.I dhe R.Gj.
Anila Hoxha ka raportuar më herët se gjatë kontrollit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletës, ndërsa më pas në momentin e vetëdorëzimit, pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.
Top Channel