Vendosni bashkë golin e parë në serinë A të një futbollisti që di të bëjë gjithçka në fushë përveçse të shënojë, i dhe 4 rrjeta të anuluara ndaj një ekipi për shkak të sistemit të videoarbitrimit.
Rezultati është një fitore unike në kampionatin italian të futbollit si ajo e Napolit ndaj Sasuolos.
Në impiantin e zbrazët të San Paolos, Elseid Hysaj arriti të shënojë që në minutën e 8 me një goditje që befasoi portierin Konsilji. Mbrojtësi shkodran numëron golin e parë në Serinë A. Në 192 prezenca me Napolin i ishte afruar disa herë, por vetëm këtë radhë pati sukses.
Anësori kuqezi u votua si më i miri i ndeshjes, jo vetëm për aksionin e golit, por gjithashtu për iniciativat personale që krijuan raste të pastra për Milik dhe Insinje, madje shqiptari iu afrua dhe rrjetës së dytë. Mediat italiane vlerësuan me notën 7 paraqitjen e Elseid Hysaj ndaj Sasuolos.
Skuadra mike vuajti më shumë se kurrë që prej futjes së sistemit VAR pasi iu anuluan plot 4 gola. Armata e trajnerit De Zerbi shpresonte dicka më shumë nga videoarbitrimi por iu hoqën 4 rrrjeta, disa prej tyre me një pozicion off side ku lëviznin fare pak centimetra.
Top Channel