Aeroplani u godit nga Rusia? Ç’ndodhi me “Azerbajxhani Airlines”, u rrëzua me 67 persona në bord
26/12 14:50
Uragani Hanna ka goditur Teksasin, në një moment ku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet.
Zyrtarët paralajmëruan qytetarët për stuhi të rrezikshme për jetën, erëra të forta dhe rrebeshe shiu. Guvernatori Greg Abbott lëshoi një deklaratë për katastrofën për 32 qarqe, duke thënë se pandemia e koronavirusit do të ndërlikojë punën e ekipeve të emergjencës
Uragani Hanna fillimisht goditi ishullin Padre të shtunën dhe tani po lëviz në zonën mes Corpus Christi dhe Brownsville.
Autoritetet në Teksas thanë se deri tani uragani është cilësuar si uragan i kategorisë së parë me erëra që kapin shpejtësi deri në 145 km/orë.
Top Channel