Pamjet/ Aksident i rëndë tek “Kthesa e Levanit”, makina bëhet copë pasi tenton të shmangë autobusin

26/07/2020 10:21

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier – Levan në vendin e quajtur “kthesa e Levanit”.

Një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka parë se përballë i ka dalë autobusi i transportit qytetar Fier – Levan dhe ka devijuar drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë nuk ka pasur të aksidentuar apo viktima, kanë pohuar burime nga vendi i ngjarjes.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaktarët e aksidentit.

Top Channel