Një lëvizje kundër vaksinave ka marrë hov në internet e jo vetëm, por një pjesë e pretendimeve të mbështetësve të saj janë hedhur poshtë si të rreme e çorientuese.
Kështu rezulton i pavërtetë pretendimi i osteopates Carrie Madej se njerëzve që bëjnë vaksinën, do t`i ndryshojë ADN-ja.
“ Vaksina e Covid është krijuar për të na bërë organizma të modifikuar gjenetikisht”, thotë ajo në një video që është bërë mjaft popullore në rrjetet sociale.
Janë rrëzuar po kështu dhe pretendimet se vaksina mund të ketë efekte anësore. Michelle Roberts, editorialistja online e BBC-së për shëndetësinë thekson se “vaksinat e reja i nënshtrohen kontrolleve të rreota të sigurisë përpara se të rekomandohen për përdorim të gjerë”.
Një meme që qarkullon në mediat sociale del me pretendimin se vaksinat ishin përgjegjëse për më shumë se 50 milionë vdekje gjatë pandemisë së grupit spanjoll në 2018-tën.
Por kjo është krejtësisht e gabuar shprehet BBC: në atë kohë, nuk ka pasur vaksina fare! Dy ishin në atë rast arsyet kryesore të vdekjeve: infeksioni fillestar nga virusi I gripit apo reagimi i fortë imunutar i trupit që çonte drejt mbushjes së mushkërive me lëng!
Top Channel