Një lokal është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën”Mine Peza” në kryeqytet.

Zjarri sipas njërit nga pronarët e lokaleve ka shpërthyer rreth orës 03: 30 minuta.

Nuk dihen akoma shkaqet e zjarrit. Ndërkohë policia tha se nga zjarri ka vetëm dëme materiale edhe në apartamentet që ndodhen mbi lokale.

“Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën ”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale”, njoftoi policia.

Top Channel