Ne fillim të viteve 1900, pas studimeve në Itali, artisti shumëplanesh dhe arkitekti Kolë Idromeno vendosi ti dhurojë Shkodrës, qytetit të tij të lindjes një shëtitore të veçantë, model tërësisht europian.
Projekti i tij,mori jete në vitin 2012 duke bashkuar të tashmen me të kaluarën. Por që nga ajo dite e deri me sot, pedonalja jo vetëm ka humbur identitetin dhe detajet veneciane por është tjetërsuar komplet.
Ish zëvendësministri i Kulturës dhe arkitekti Zef Çuni, kritikon ashpër punën e bërë nga bashkia e Shkodrës dhe ministria.
Edhe për qytetarët shkodranë këto ndërtime janë aspak normale.
Ndërsa ky kontenier i vendosur në qendër të shëtitores dhe qe bllokon edhe shëtitjet e qytetarëve është një ide e bashkisë së Shkodrës. Pra sikur të mos mjaftonte biznesi, kontribut në prishjen e imazhit po jep edhe vetë pushteti vendor.
Shumë vite punë të Idromenos për projektimin e kësaj shëtitoreje u hodhën poshtë ne pak kohë nga bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Kulturës të cilët akoma edhe sot vijojnë të japin leje për ndërtime të tilla në monumentet e kulturës dhe në zonat e muzeale. /Klodian Zhivani/
Top Channel