Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një postim në facebook shkruan se Rama ka për qëllim të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje me opozitën.
Sipas Salianjit me qëndrimin në pushtet të Ramës ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë.
“Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota”, shkruan ai më tej.
Postimi i plotë:
“Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, në 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban të pêrballet me opozitën në zgjedhje.
Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!
Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota”.
Top Channel