Inter u kap pas shpresave të fundit matematikore për titullin kampion në futbollin italian por nuk e ka më fatin në dorë për shkak të diferencës 4 pikë me Juventusin kryesues.
Zikaltërit fituan me meritë 0-3 në transfertën ndaj Xhenoas duke parakaluar Atalantën, por për të patur tringjyrëshin të stampuar në fanelë, do të duhet të shpresojë në dështimet e Zonjës së Vjetër në 3 javët e mbetura.
Romelu Lukaku i shopëtoi mbulimit në zonën e skuadrës nga Liguria duke dërguar në rrjetë me kokë krosimin e Biragi dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë. Zikaltërit administruan lojën ndaj vendasve dhe morën edhe sigurinë e 3 pikëve me Aleksis Sançez, në kohën e duhur në vendin e duhur pranë portës së Xhenoas që nuk evitoi dot disfatën. Rrjeta e tretë nga Lukaku vulosi suksesin e merituar dhe mbrëmjen pozitive të Inter.
Zikaltërit tani në vendin e dytë 4 pikë larg Juventus, por torinezët mund të shpallen kampionë nëse fitojnë të dielën ndaj Sampdorias. Bardhezinjve mund tu mjaftojnë edhe 3 barazime në 3 sfidat e mbetura, pa u ndikuar nga ndjekësit.
Top Channel