Në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, është edhe gara më e ashpër të përfaqësimin në turnetë elitarë.
Premier Liga ka vendosur titullin por jo vendet e sakta për kualifikimin në Ligën e kampioneve, një kompeticion që garanton nga UEFA fitime të majme, me të cilat do të financohej pjesërisht edhe sezoni i ri.
Nëse dështon për t’u kualifikuar në Champions të dielën, Manchester United do të ketë një gropë të zezë në llogaritë e tij prej të paktën 70 milionë paundësh. Djajtë e Kuq ë humbën 20 milionë Paund për shkak të zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë, kanë klauzola të veçanta me sponsorët që do të reduktojnë fitimet nëse nuk luan në Champions por Europa Lig, e po kështu edhe Celsi.
Blutë e Londrës llogarisin 50 milionë Paund më pak, nëse dështojnë të hyjnë në Evropën që vlen.
Si skuadra e Ole Gunar Sulskjaer, ashtu dhe ajo e trajnerit Lampard kanë nevojë për vetëm një pikë në ndeshjet e fundit të kampionatit të dielën. Lester Siti Mancester Junaitid është sfida direkte e së dielës dhe nëse Red Devils humbin, do të kalohen nga armata e Brendan Roxhers. Celsi do të luajë kundër Uolvërhempton, me këtë të fundit që pretendon Europa Ligën, por ka kërcënimin direkt të Totenhemit të Zhoze Murinjos, me vetëm 1 pikë larg. Sopërs luajnë në ndeshjen e fundit të sezonit në fushën e Kristal Pallas.
Top Channel