Ushtria ruse teston tankun T-72 duke e zhytur në lumë (VIDEO)

24/07/2020 20:01

Tanku kryesor i sulmit i ushtrisë ruse T-72 ka pësuar shumë modifikime gjatë dekadave, ndërsa siç duket nga pamjet e fundit të publikuara nga ministria e mbrojtjes, ai po kthehet në një formë nëndetëseje.

Në manovrat spektakolare T-72B3 shihet që kalon lumin 5-metra të thellë në periferi të qytetit Orenburg në rajonin e Uraleve. Në pamje shihet tanku 41-ton që zhduket nën ujë para se të dalë përsëri në sipërfaqe në anën tjetër të lumit.

Për të realizuar këtë inxhinierët thonë se mjeti është pajisur me një “sistem special ajrimi” në mënyrë që ekuipazhi të marrë frymë gjatë zhytjes.

T-72 është tanku kryesor i dizenjuar në epokën sovjetike që prej viteve 1970. Versioni T-72B3 është modifikuar me veshje reaguese ndaj eksplozivëve, një top që lëshon raketa dhe motorë të rinj.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë