Rudina Hajdari konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik: Të bisedojmë për ndryshimet Kushtetuese…

24/07/2020 09:45

Deputetja opozitare në Kuvend, Rudina Hajdari, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Këshillin Politik.

Mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 17:00, ndërsa Rudina Hajdari, në përgjigjen e saj për mbledhjen është shprehur se gjithëpërfshirja e jo përjashtimi duhet të jetë themeli i punës së Këshillit.

“Ne emër të opozitës parlamentare, rikonfirmoj prezencën dhe uroj që kësaj here të mund të bisedojmë për ndryshimet kushtetuese të cilat do të votohen në seancën e datës 30 korrik, gjë e cila nuk ka qenë e mundur për shkak të refuzimit të disa prej jush për ta trajtuar këtë temë apo kundërshtisë ndaj ideve të saj.” shkruan Hajdari.

Përgjigja e Rudina Hajdarit:

Te nderuar anetare te Keshillit Politik,

Se pari dua te shpreh indinjaten time per mosperfshirjen ne komunikimin e fundit.

Sic edhe ju e theksoni shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Uroj te kete qene thjesht nje gabim teknik.

Ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen dhe uroj qe kesaj here te mund te bisedojme per ndryshimet kushtetuese te cilat do te votohen ne seancen e dates 30 korrik, gje e cila nuk ka qene e mundur per shkak te refuzimit te disa prej jush per ta trajtuar kete teme apo kundershtise ndaj ideve te saj.

Sic e kam perseritur dje, por edhe ne cdo mbledhje te keshillit politik, uroj qe, ashtu sic jane bashkuar mbi 80% e shqiptareve rreth perqafimit te idese per hapjen e listave, ta bejme edhe ne në ate tryeze duke treguar se te gjithe jemi ne nivelin e duhur te perfaqesimit dhe dime te leme menjane interesat personale per hir te interesit madhor te shoqerise.

Me respekt,

Rudina Hajdari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA