Polonia regjistroi në 24 orët e fundit 458 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë ditore në më shumë se një muaj.
Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve ditore është rritur këtë javë si pasojë e shpërthimeve të koronavirusit në tri miniera të qymyrit në rajonin Silesia e Epërme, në jug të Polonisë.
Qeveria polake tha se “nuk ka nevojë për shqetësim në këtë fazë”.
Duke folur përpara publikimit të shifrave të fundit të premten, zëvendësministrja Jadwiga Emilewicz tha se qeveria nuk është duke e shqyrtuar rivendosjen e izolimit dhe se është duke u marrë me shpërthimet e lokalizuara.
Nga rastet e reja të premten, 184 ose 40 për qind u regjistruan në Silesinë e Epërme.
Minatorët e qymyrit në Poloni përbëjnë 16 për qind të të gjitha rasteve në këtë vend, por shumica e tyre nuk kanë shfaqur simptoma.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 97 për qind janë asimptomatikë.
Polonia, në total, ka konfirmuar mbi 42,000 raste me koronavirus dhe 1,655 viktima.
Top Channel