28/11 22:44
Burime nga Këshilli Politik i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se qëndrimi shumicës qeverisëse për propozimin e PD është ky:
“Amendamenti kushtetues i opozitës parlamentare krijon mundësinë për të adresuar të gjitha shqetësimet dhe meraqet qe ka PD. Amendamenti nuk pengon hapjen 100% të listave por vë një dysheme duke thënë jo me pak se 2/3 e hapur. Edhe çështja e formulimeve për koalicionet edhe për 100% hapje listash është e mundshme të rregullohen në kodin zgjedhor.
Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendamentesh kushtetuese duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat”.
Top Channel