Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një status në twitter ka bërë një reagim të fortë për reformën në drejtësi dhe më specifikisht për Byron Kombëtare të Hetimit.
Reagimi i ambasadores vjen në një kohë kur pritet të vendoset se kush do ta marrë drejtimin e kësaj të fundit.
Jo më larg se sot Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka hedhur akuza ndaj garës për kreun e Byros Kombëtare të Hetimit duke thënë se po bëhet paligjshmëri dhe po kontrollohet politikisht.
Sipas Palokës, kandidatja e vetme është Aida Hajna, e cila sipas tij është nën hetim penal për korrupsion me 10 mijë euro.
Reagimi
Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.
Top Channel