Ndryshimet në 30 korrik, Meta: Nuk ndaloj asnjë të çmendet apo të hidhet nga kati i 20-të

24/07/2020 18:48

Presidenti Ilir Meta nismën e Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare e quajti çmenduri.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ndalon asnjë që të çmendet e të hidhet nga pallati, por vetëm e këshillon që të mos bëj një gjë të tillë.

“Zotëri unë nuk ndaloj asnjë të çmendet dhe të hidhet nga kati i 20-të. Unë i këshilloj dhe i them mos u hidh se vritesh, pastaj le të bëjnë çfarë të duan.

Edhe Haxhi Qamili mori akte të tilla dhe e dimë se çfarë ndodhi. Mos më bëni fajtor mua se këta nuk përmbahen dot në dozat e tyre të optimizmit“, u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA