Meta: Kur diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën, është e drejta e Presidentit që…

24/07/2020 18:43

Presidenti Ilir Meta, tha se është në tagrin e politikës shqiptare të që vendosë për sistemin zgjedhor, dhe jo e ndërkombëtarëve ndërsa komentoi marrëveshjen mes PS dhe opozitës në parlament për ndryshimet Kushtetuese.

Meta tha se “nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por kur diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën, është e drejta e Presidentit që t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën”.

“Është në tagrin e politikës shqiptare që vendos për sistemin zgjedhor, por duhet të vendosë në përputhje me kushtetutën, por dhe me traditën që ne kemi dhe rregullat nuk vendosen nga një maxhorancë sipas interesave të maxhorancës. Unë nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe popullin shqiptarë dhe nuk i thonë të vërtetën, sigurisht që është e drejta e Presidentit t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën“, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA