Irani dënon manovrat e gjuajtësve të SHBA-së, pas plagosjeve në avionin e pasagjerëve

24/07/2020 18:47

Disa pasagjerë të një avioni të linjave iraniane që fluturonte nga Teherani drejt Beirut u plagosën sot kur pilotët e tij manovruan për të shmangur një avion gjuajtës amerikan që sipas tyre po i provokonte teksa fluturonin mbi Siri, raportonin mediat iraniane.

Ushtria amerikane tha se gjuajtësi i tyre F-15 kishte kryer vetëm një “inspektim vizual të mjetit iranian, nga një distancë sigurie”. Disa pamje ishin shpërndarë në media nga gazetari iranian Hassan Azimzadeh që ndodhej në bordin e fluturimit Mahan Air Flight 1152, ku dukej gjuajtësi amerikan që i afrohej mjetit civil.

Një nga pasagjerët e plagosur tregonte sesi kishte goditur me kokë tavanin e avionit gjatë trazirës, dhe shfaqte maskën e tij të përgjakur. Në të tjera pamje tregohej një i moshuar i rrëzuar përtokë që po ndihmohej nga të tjerë.

Azimzadeh tha se avioni ishte ulur pa probleme në destinacionin Beirut.

Komanda amerikane e trupave në rajon tha se gjuajtësi F-15 po kryente një inspektim vizual të avionit iranian kur kaloi pranë bazës amerikane të Tanf në Siri. Kapiten Bill Urban tha se inspektimi u bë nga 1,000 metra distancë sipas standardeve ndërkombëtare.

Mediat iraniane thanë se avioni kishte kontaktuar me F-15, i cili u identifikua si amerikan, për ta paralajmëruar të ruante distancën e sigurisë. Ministri iranian i Transportit, Mohammad Eslami, tha se shpjegimi i ofruar nga SHBA ishte i pajustifikuar dhe jo-bindës.

FOTO GALERI
3/3
Ai tregonte sesi kishte goditur me kokë tavanin e avionit gjatë trazirës, dhe shfaqte maskën e tij të përgjakur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA