Së paku katër persona të Forcave ajrore filipinase kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të enjten vonë në veri të këtij vendi.
Sipas agjencisë filipinase të lajmeve, helikopteri u rrëzua menjëherë pas ngritjes për një mision stërvitjeje fluturimi gjatë mbrëmjes nga Stacioni ajror Cauayan në provincën Isabela.
“Helikopteri UH-ID transportonte 5 persona në momentin e aksidentit”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral-majori Edgard Arevalo në një deklaratë për media.
“Dy pilotët, një oficer dhe një nga dy pilotët u zhdukën. Piloti tjetër i mbijetoi rrëzimit dhe tani po trajtohet”, tha ai.
Ai shtoi se ushtria do të “ndihmojë në lehtësimin e ndihmës dhe të drejtave të tjera për pjesëtarët e personelit të Forcave ajrore filipinase, të cilët humbën jetën në krye të detyrës”.
Top Channel