Ka kaluar më tepër se 1 vit nga tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar por 553 familje në të gjithë qarkun e Korçës ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin financiar për dëmet e pësuara në banesat e tyre.
Shumica e banorëve është dashur të ndërhyjnë vetë për të përballuar shpenzimet e riparimit e për shumë prej tyre kjo është përkthyer në vlera të marra borxh që duhen shlyer ndërsa të tjerë nuk kanë më shpresa.
Prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari, megjithëse nuk e ka dhënë një datë të saktë për shpërndarjen e kompensimeve ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të dëmtuar për vonesën e dëmshpërblimeve për shkak edhe të situatave që po kalon vendi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, por edhe pandemia e koronavirusit të cilat kanë ulur intensitetin e punës për përgatitjen e dosjeve për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit.
Në 1 qershor të vitit 2019 tërmeti me epiqendër në Floq thuajse rafshoi një prej lagjeve të fshatit ndërsa tërmete të tjerë shkaktuan dëme edhe në disa fshatra të tjerë të qarkut.
Top Channel