22/12 22:51
Një fotograf ka si detyrë që me një aparat në dorë të bëjë “magji” në ambientin përreth.
Disa dështojnë në këtë aspekt, e disa të tjerë i duhet të vendosin në punë të gjithë talentin dhe kreativitetin e tyre. Një gjë të tillë ka bërë dhe fotografja Jenna Martin, e cila shkon në vende jo fort të bukura dhe realizon atje foto perfekte.
“Kërkova që të shkoja në vende jo fort të bukura, për të matur të gjithë kapacitetin dhe talentin tim. Dëshiroja të provoja veten, në vende me pak ndriçim, pa sfond ndihmues, pa ndihmën e kontrastit. Thjesht aparatin në dorë dhe të shihja ç’mund të bëja”, u shpreh Jenna
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel