Ministrja Shahini flet për zgjedhjet në foltore, deputetët e opozitës i “pëshpërisin njëri tjetrit në vesh”!
23/07/2020 10:49
Në seancën plenare të ditës së sotme teksa ministrja e Arsimit Besa Shahini po mbante fjalën e saj për zgjedhjet në universitete, nuk është dëgjuar me aq vëmendje nga deputetët e opozitës parlamentare.
Siç vihet re nga fotoja, ndërkohë që ministrja fliste për zgjedhjet në universitete ku theksoi se është kërkuar nga studentët dhe rektorët, deputetët e opozitës Adriatik Alimadhi dhe Selami Jenisheri, qëndrojnë qafë më qafë me njëri tjetrin.
Jenisheri ka shkuar në vendin ku është ulur Alimadhi dhe të dy pëshpërisin vesh më vesh.
Top Channel