Një senator italian të enjten, lancoi një parti politike që synon ta nxjerrë Italinë nga Bashkimi Evropian, pasi Roma vulosi një marrëveshje për rimëkëmbjen nga koronavirusi me bllokun.

Gianluigi Paragone, ish-gazetar televiziv, prezantoi partinë e tij Italexit, dy ditë pas një takimi në Londër me shefin e partisë së Brexit-it, Nigel Farage, që ishte i rëndësishëm në vendimin e Britanisë për të dalë nga BE. Paragone u ndal tek një sondazh i kohëve të fundit që tregonte se rreth shtatë për qind e italianëve do të donin të votonin për një parti që bën fushatë për daljen nga blloku.

“Mbështetja vetëm do të rritet, në një linjë me gënjeshtrat që Evropa na tregon ne. Nuk ka një parti politike në Itali që bën thirrje haptazi për daljen e vendit nga BE-ja dhe unioni monetar. Sepse të gjithë mendojnë të ndryshojnë dhe reformojnë Evropën. Unë mund t’u them vetëm: paçi fat”, tha Paragone.

Analistët politikë thonë se ndjenjat e Italisë për BE-në janë forcuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit edhe pse Italia mbetet vendi që më pak i beson Brukselit.

Një dështim fillestar i bllokut për të reaguar shpejt ndaj pandemisë së koronavirusit në Itali, zemëroi dhe zhgënjeu popullatën, por që atëherë, mbështetja për BE është rritur sërish. Një paketë ekonomike prej 750 miliardë eurosh është miratuar nga liderët e BE me një pjesë të madhe të saj të destinuar për Italinë që pritet të rrisë mbështesin akoma më shumë.

Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e italianëve nuk duan të dalin nga bë. 30 deri në 40 për qind do të shpreheshin pro daljes në ndonjë moment të caktuar. Ndaj edhe pritshmëritë për partinë e Paragones, nuk janë fort të mëdha.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA