FOTO/ E dënuan gabimisht me burgim të përjetshëm, burri del nga burgu dhe nis krejtësisht një jetë të re…

23/07/2020 21:46

Një burrë në SHBA, i cili kaloi 23 vite të jetës në burg, edhe pse nuk kishte kryer asnjë krim, tashmë një vit pas lirimit, ka ndërtuar një jetë krejtësisht të re.

Rciky Kidd, u dënua gabimisht për vrasjen e dy personave dhe u dënua në vitin 1997 me burgim të përjetshëm. Ai ka bërë apel kundër dënimit 11 herë dhe vetëm në vitin 2019, kërkesa e tij u pranua dhe ai u lirua nga burgu. Ricky ka nisur një cikël të ri në jetën e tij, është fejuar me 29-vjeçaren Dawn Elizabeth dhe shumë shpejt presin fëmijën e tyre të parë.

“Ndihem mirë tani. Jam i gatshëm të jetoj përsëri jetën time dhe të ndihem sikur kam kaluar një makth dhe tani jam drejtuar drejt një ëndrre të bukur. Unë e ëndërroja ditën kur të më thoshin, Ricky, kemi bërë gabim me ty, je i lirë të shkosh në shtëpi. Ditën kur më thanë që jam i lirë, nuk i ndaloja lotët të më rridhnin”, u shpreh Ricky për mediat vendase.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA