Covid-19/ Trump fajëson për shtimin e rasteve protestat antiracizëm, Meksikën dhe të rinjtë që pinë alkool

23/07/2020 19:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar zemërimin e radhës, teksa ka fajësuar për shtimin e rasteve të infektimit me koronavirus protestat antiracizëm të grupit Black Lives Matter, shtetin e Meksikës dhe të rinjtë me zbavitje të shfrenuara.

Ky ishte pak a shumë argumentimi i presidentit për rritjen e kohëve të fundit të të infektuarve në Texas, Arizona, Kaliforni e Florida.

Për rritjen e numrit të infektimeve ka një sërë shkaqesh. Përkeqësimi nisi shpejt pas demonstratave masive kundër dhunës së policisë, të cilat nga ana tjetër shkaktuan një ulje të vigjilencës në rang vendi dhe shtim të udhëtimeve, tha ai.

Trump tha: “Shtimi i grumbullimeve në festën e Memorial Day dhe të rinjtë që mblidhen afër në bare e vende të tjera, janë faktori kryesor i përhapjes. Ne kemi gjithashtu një kufi prej 2000 miljesh me Meksikën dhe ju e dini mirë që rastet po shtohen edhe në Meksikë, ky është një problem i madh për Meksikën.”

Analistët thonë se grupet që Trump zgjodhi për të fajësuar për shtimin e rasteve na tregojnë për strategjinë e tij elektorale. Kështu për shembull ai nuk përmendi njerëzit që nuk mbajnë maska në vende publike apo kur vizitojnë miqtë e familjarët.

Ai nuk përmendi barrën që koronavirusi ka shkaktuar mbi shërbimet shëndetësore por vijoi me ankesat sesi njerëzit po testohen në SHBA.

FOTO GALERI
3/4
“Shtimi i grumbullimeve në festën e Memorial Day dhe të rinjtë që mblidhen afër në bare e vende të tjera, janë faktori kryesor i përhapjes”, tha Trump

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA