Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka përfunduar takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Meta, që zgjati për rreth 1 orë e 15 minuta.
Takimi vjen një ditë pasi ambasadorja Kim dhe 4 ambasadorë të tjerë u takuan me kryeministrin Rama, ku në qendër të bisedës së tyre ishte nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave.
Zyrtarja e SHBA-së dhe kreu i shtetit biseduan pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga mazhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.
Në marrëveshjen e firmosur mbrëmjen e së martës mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, u ra dakord që marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore të votohet në seancën plenare më 23 korrik, ndërsa një javë më pas edhe ndryshimet kushtetuese.
Top Channel