Kampionati francez i futbollit ishte i pari mes ligave kryesore evropiane që mori vendimin drastik për të anuluar sezonin e për të vendosur aforfe.
Por muaj nga shpërthimi i pandemisë që mbetet ende kërcënim për jetën normale, në vendin transalpin po eksperimentojnë me sukses, rikthimin e tifozëve në stadiume.
Në Parkun e Princërve në Paris ishin prezent më shumë se 5 mijë tifozë, dhe nëse këtyre i shtohet edhe numri i stafit mbështetës dhe të ftuarve, kjo kalon në kontrast të plotë me masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Por kampionët e Francës e konsiderojnë një test të vërteë për të ardhmen e sezonit.
Tani Paris Sën Zhermen do të diskutojë Kupën e Francës në finalen e madhe kundër Sent Etien të premten, para se të zhvillojë dhe finalen kundër Lion në Kupën e Ligës, në edicionin e fundit që do të organizohet.
Por asnjë prej këtyre trofeve nuk është primar për transalpinët që synojnë të triumfojnë në Ligën e kampioneve në muajin Gusht, si fillim ndaj Atalantës në Lisbonë. Në tokën portugeze do të vendoset dhe turneu elitar në nëj format Final 8, dhe parizienët shpresojnë se ky vit, do të jetë ai që do tu japë trofeun e parë të Champions.
Top Channel