Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Inter është gati të shesë te skuadra e Manchester City mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.
Sipas “Calcio Mercato”, skuadra italiane kërkon 55 milionë euro për kartonin e lojtarit, që pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.Skriniar, 25 vjeç, është një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë në Serinë A dhe ka shumë admirues nga Premier League.
Manchester City është vënë në kërkim të një mbrojtësi të fortë dhe sllovaku duket objektivi kryesor.Edhe pse Skriniar këtë sezon ka luajtur në 39 ndeshje për Interin, trajneri Antonio Conte nuk ka një simpati të madhe për të. Ndaj zikaltërit janë gati ta shesin, për të investuar paratë për një tjetër mbrojtës.
Top Channel