Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik, me anë të një emaili dërguar anëtarëve të Këshillit Politik ka thënë se mazhoranca është dakord që të takohen të enjten dhe të premten edhe me opozitën jashtë parlamentare.
Më tej ai është shprehur se nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që të konfirmoni praninë për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Emaili i dërguar nga z.Gjiknuri për anëtarët e Këshillit Politik:
Të nderuar kolegë
Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.
Damian Gjiknuri
Top Channel