250 luftanije do të marrin pjesë në paradën detare të Rusisë

22/07/2020 20:13

Më shumë se 250 luftanije, 80 avionë, 100 mjete të tjera ushtarake dhe rreth 15,000 ushtarakë do të marrin pjesë në paradën detare të Rusisë që do të mbahet më 26 korrik, raportonte gazeta ushtarake Krasnaya Zvezda.

Rrjeti shtonte se parada kryesore detare do të mbahet në Shën Petersburg dhe Kronshtadt me rreth 46 luftanije, nëndetëse dhe barka, si dhe 41 avionë. Numri i spektatorëve do të jetë i kufizuar prej pandemisë së koronavirusit, sipas protokolleve ruse të sigurisë.

Parada detare ushtarake do të kryhen gjithashtu në bazat kryesore detare ruse në detin Kaspik, në Vladivostok, dhe në impjantet e Petropavlovsk-Kamchatsky, Kaspiisk, Severomorsk e Sevastopol, si dhe në portin sirian të Tartus që është baza kryesore detare ruse atje.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel