Vajza afgane qëllon për vdekje tre talibanët që i vranë prindërit

21/07/2020 18:42

Një vajzë afgane ka qëlluar për vdekje tre militantë talibanë, pasi ata kishin vrarë prindërit e saj që ishin pro-qeveritarë.

Incidenti ndodhi javën e shkuar kur rreth 40 militantë sulmuan fshatin Geriveh, në provincën qendrore Ghor, ku 15 vjeçarja Qamar Gul jetonte me prindërit e vëllain.

Zyrtarët thanë se militantët po kërkonin për babanë e Gul dhe trokitën në derë në mesnatën e 17 korrikut.

“Nëna shkoi te dera për të parë kush ishte,” tha guvernatori vendas Mohamed Aref Aber. “Por kur pa se ishin të armatosur ajo refuzoi të hapë derën.”
Aber thotë se nëna e Gul u vra menjëherë nga sulmuesit, të cilët hynë më pas në shtëpi dhe qëlluan dhe ndaj babait.

Qamar Gul dëshmoi vrasjen e prindërve të saj dhe mori kallahsnikovin e familjes dhe vrau tre militantë. më pas vijoi një betejë një orëshe mes saj dhe të vëllait 12 vjeçar, me talibanët jashtë shtëpisë.

Të tjerë luftëtarë Talibanë ishin bashkuar për sulmin por ishin përzënë më pas nga militantët pro-qeveritarë.

Zyrtarët afganë thanë se i kanë çuar Qamar Gul dhe vëllanë e saj në një vendndodhje të sigurtë në kryeqytetin e provincës.

“Ata kanë qenë të shokuar dy ditët e para dhe nuk kanë folur shumë. Ata thonë se ishte e drejta e tyre pasi tani duhet të jetojnë pa prindër.
Që prej incidentin në mediat sociale po qarkullon një foto e Qamar Gul me shami koke dhe një kallashnikov në prehër.

FOTO GALERI
3/3
Te burgosur Talibane ne Afganistan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA